TIRANË – Bashkëpunimi në shëndetësi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e ka lënë të pakënaqur, politikanin Tritan Shehu, që drejton Departamentin e Shëndetësisë në PD. Ai ka hedhur një tufë propozimesh sesi kjo marrëdhënie mund të përforcohet, pasi e ka vlerësuar me larpamësi gjithçka që po ndodh ndërmjet dy vendeve.

“Bashkëpunimi në rritje Shqipëri-Kosovë është një zhvillim shumë pozitiv për dy vendet tona dhe rajonin, – shkruan Shehu. – Shëndetësia mund të përbëjë një nga sektorët më prioritarë dhe të sukseshëm, gjë që nuk u dallua në dokumentat e sotshëm. Një gjë e tillë do të çonte në zgjerimin e ndjeshëm të tregut të shëndetit, konkurencën midis institucioneve shëndetësore, shkëmbimet profesionale, shkencore, sigurative, zgjerimin e lirisë së pacientit, uljen e kostos e rritjen e cilësisë së shërbimit.”

Sipas Shehut, “së pari duhet unifikimi i sistemeve dhe indekseve, që do ta favorizonte e stimulonte këtë bashkëpunim. Shqipëria duhet të heqë dorë nga absurditeti shëndetësi “falas” dhe të forcojë sistemin sigurativ duke rritur kontributet direkte në së paku 7%, aq sa e ka Kosova tashmë. Të dy vendet tona duhet të liberalizojnë tregun e sigurimeve shëndetësore, duke u larguar nga koncepti bllokues i “një blerësi të vetëm”. Kosova duhet të fillojë menjëherë përpjekjet për implementimin e sistemit të kostos DRG, gjë që Shqipëria po e realizon, kurse Maqedonia është më e avancuar.

Shqipëria dhe Kosova duhet të implementojnë realisht decentralizimin dhe konceptin “Spitali ndërmarrje”, ku Maqedonia përsëri është më përpara,” – nënvizon ish-Ministri i Shëndetësisë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: