Të paktën 248 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti 7.1 ballë në Meksikë duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në ndërtesat e kryeqytetit.

Një shkollë në Meksiko Siti është shkatërruar plotësisht duke lënë të vdekur 20 fëmijë. Gjithashtu rreth 30 të tjerë janë të zhdukur nën rrënojat e shkollës “Enqirue Rebasmen”.

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë gjithashtu ka shkaktuar një dëm të madh në qytetet përreth.

Tërmeti e kishte epiqendrën e tij në afërsi të qytetit Puebla të Rabosos, rreth 76 milje në juglindje të Mexico City, në një thellësi prej 32 miljesh, shkruan BBC.

Pak ditë më parë Meksika u godit nga një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm, 8.1 ballë, duke shkaktuar 98 të vdekur.

(e.f/BalkanWeb)