Shembja e kullës së Prek Calit, një hero i rezitencës së antikomuniste, ka sjellë reagime të forta tek banorët por edhe të politikanëve.

Me anë të një statusi në “Facebook”, këtë gjë e ka kkomentuar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai shkruan se shembja e mureve të kulles është goditje e “kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes”.  Sipas Bashës kjo është një shenjë e pastër urrejtjeje dhe demokracie.

Statusi i plotë

Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertua fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine.

Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.
Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: