Banorët e Verposhit dhe familjarë të patriotit Prek Calit protestuan dje pas shembjes sipas tyre të panjoftuar nga policia të mureve të Kullës muze të Prek Calit.

kulla2

Ata dënuan ashpër ndërhyrjen e Policisë e cila me fadromë prishi muret të cilat kishin nisur të restauroheshin. “Kjo është vdekja e dytë që i ndodh Prek Calit dhe kullës së tij”, thanë banorët.

kulla1

Shqiptarë nga Amerika bënë të mundur mbledhjen e një fondi për të restauruar kullën prej guri të patriotit të madh Prek Cali, për ta kthyer atë në një muze.
Përpjekja e shqiptarëve në diasporë erdhi për të nderuar veprën patriotike të Prek Calit, që nga rezistenca e tij në fillimet e shtetit shqiptar, që bënë të mundur që Vermoshi të jetë pjesë e Shqipërisë, e deri në rezistencën e parë kundër komunizmit në Shqipëri, gjë për të cilën Prek Cali u ekzekutua.

kulla3

Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetarit i PD-së, Anton Kokaj. Ai mbështeti protestën e banorëve të Vermoshit duke e cilësuar aktin e policisë si ç’njerëzor duke përdhosur kujtimin e patriotit më të madh të zonës së Kelmendit.

kulla5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb