Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Shembja e shtëpive në Shkozë, Rama i prerë: S’ka kompensim për ndërtimet pa leje (Video)

Prishet shtepia e djlait te vogel shkoze

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur qartë dhe prerë lidhur me prishjen e 153 banesave në Shkozë, ndërsa pohoi me vendosmëri se do të shemben të gjithë ndërtimet pa leje.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, pasi ndodhet në Uashington për një vizitë zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk do të ndalet asnjë projekt lidhur me infrastrukturën. Mes të tjerash ai shtoi se banorëve do t’u jepet ndihmë me bonuse qiraje për një periudhë të caktuar, ndërsa shtoi se më pas ata zgjidhjen duhet ta gjejnë vetë.

“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton besoj koment deri në New York dhe Uashigton. Është një proces si shumë procese të tjera ku ka qenë dhe mbetet e domosdoshme aty ku pengohet që të shemben ndërtime pa leje aty ku pengohet zhvillimi i infrastrukturës për të mirën e përbashkët. Kush ka ndërtuar pa leje, duke zënë akset kryesore, duke zënë hapësirat e zhvillimit, patjetër mund nuk të pretendoj që të përkëdhelet, as të dëmshpërblehet, as të shpronësohet. Por thjesht duhet dhe meriton të trajtohet me kujdes, duke mos e lënë të pastrehë por duke i dhënë mundësinë e një qiraje të paguar nga gjithë komuniteti për një periudhë të caktuar. Deri sa familja të akomodohet aty ku ato do të gjejnë mundësi të akomodohem me forcat e tyre. Kjo është Shkoza. Pastaj historitë me arrogancë, me prepotencë, me shtet shurdh dhe qorr, janë histori që nuk kanë vend. Shteti ka detyrë t’u shërbeje qytetarëve dhe ka detyrë të mbështes të gjithë procesin transformues me shtet, me punë, me mirëqenie. Të bësh shtet, të bësh punë dhe të bësh mirëqenie, nuk ka shumë rrugë, rruga është e qartë dhe në këtë rrugë do ketë shqetësime të kësaj natyre. Këto janë shqetësime që i përkasin një pakice të vogël në krahasim me rëndësinë madhore që ka për shumicën.”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 8 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.