Aktorë dhe qytetarë janë mbledhur sërish pranë Teatrit kombëtar, ku po vijojnë të kërkojnë të mos shembet.

Mbrëmjen e sotme gjatë fjalës së tij, aktori i njohur Alfred Trebicka i ka bërë thirrje edhe një herë qeverisë që të mos preket Teatri, ndërsa thirrja ka qenë edhe për qytetarët për të mos ndalur së protestuari deri sa të anulohet ky projektligj

“Robert De Niro i tha f*ck you Donald Trump, dhe ne duhet ti themi këtij tonit f*ck you”, tha Trebicka.

Robert Budina u shpreh se duke filluar nga e premtja në orën 19:00 do të “ngujohen në teatër dhe se nuk largohen nëse qeveria nuk tërhiqet nga shembja”.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: