Nëse qëndrimi i keq ju provokon shpesh dhimbje qafe dhe shpine, me këto ushtrime të shkurtra të “gjimnastikës së ëmbël” mund të gjeni mirëqenien dhe të mundni dhimbjen.

Shumë prej nesh kalojnë të paktën 8 orë në ditë të ulur pas një tryeze pune, përballë një kompjuteri në pozicione që nuk janë optimale për mirëqenien e qafës dhe të shpinës.

Për të kufizuar dëmet e shkaktuara në shtyllën kurrizore gjatë punës, shpesh sedentare, (pasive) është e nevojshme të praktikoni me rregull një gjimnastikë specifike që ka si qëllim të mbajë vertebrat elastike dhe të lëvizshme dhe që lejon të mbani një posturë (qëndrim) të mirë për trupin.

Në vijim, nisur nga këshillat e specialistëve ju këshillojmë disa ushtrime të gjimnastikës së ëmbël që mund ta praktikoni çdo ditë për të jetuar më mirë dhe të mos vuani, ose më mirë të parandaloni dhimbjet e qafës dhe të shpinës.

Gjimnastika e ëmbël është quajtur e tillë pasi karakterizohet nga lëvizje të ëmbla, të lehta dhe pa sforcime të tepërta.

Ushtrimet fizike janë të thjeshta por stimulojnë shumë pjesë të trupit që i përdorim pak ose në mënyrë të gabuar.

Mes tyre, pa dyshim që është qafa ose shpina që për ata me stil jete sedentare ose që kalojnë shumë orë pas tavolinës së punës, kanë tendencë që me kalimin e kohës të japin probleme dhe dhimbje.

Falë lëvizjeve të lehta, fluide dhe të kontrolluara është e mundur të ndaloni dhimbjet dhe të stërviteni për të pasur një posturë korrekte.

Gjimnastika posturale

Shumë mendojë se gjimnastika posturale këshillohet vetëm për të moshuarit, përkundrazi është e përshtatshme sidomos për të rinjtë dhe të rriturit që kanë një stil jete sedentar dhe mbajnë qëndrime jo korrekte për shumë orë në ditë.

 

Këto ushtrime janë perfekte për ata që duan të jenë në formë dhe të mësojnë të mbajnë një qëndrim korrekt por edhe për ata që nuk kanë vuajtur kurrë nga dhimbja e qafës ose e shpinës pasi përfaqësojnë një aktivitet parandalimi shumë efikas.

Përveç efektit postural, ushtrime të tilla favorizojnë dhe stimulojnë qarkullimin dhe kanë një efekt terapeutik dhe në rast të celulitit. Shihni disa shembuj të ilustruar edhe me foto që mund t’i bëni kudo ku ndodheni.

Ushtrimi 1
Pozicion katërkëmbësh, me mbështetje në pëllëmbët e duarve. Merrni frymë dhe gjatë fazës së nxjerrjes së frymës ngrini shtyllën kurrizore lart dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Bëjeni këtë ushtrim për 15 herë.

 

Ushtrimi 2
Ulur me këmbë kryq dhe shpinë drejt, filloni të tërhiqni qafën anash duke u ndihmuar nga dora e zgjatur anash. Mbajeni këtë qëndrim për 4-5 sekonda dhe më pas bëjeni nga ana tjetër. E përsërisni ushtrimin nga 5-6 herë për njërin krah.

 

Ushtrim 3
Ulur- edhe në tavolinë mund ta bëni këtë ushtrim-përkuluni ngadalë përpara deri sa të prekni tokën me duar, dhe në këtë pozicion bëni 3 frymëmarrje të plota. Kthehuni më pas në pozicionin fillestar dhe përsëriteni ushtrimin 6-7 herë.

 

Ushtrim 4
Gjithmonë duke u nisur nga pozicioni me katër këmbë të përthyra dhe gjunjë përtokë, tërhiquni në maksimum përpara dhe njëkohësisht ngrini pjesën e bustit lart duke bërë 3 frymëmarrje të plota.

 

Ushtrim 5
Në pozicion të shtrirë në brinjë, përthyeni njërin gju dhe duart puthitini në tokë. Ndërsa e tërhiqni lehtë gjurin lartë duke i mbajtur shpatullat përtokë. Bëni 5-6 rrotullimi për secilin krah.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb