Anglia mori një fitore tenistike me rezultatin 6-1 sot kundër Panamsë, duke siguruar kalimin për në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

Kjo fitore ka thyer një rekord i cili mbahej që në vitin 1966, kur Anglia ka fituar për herë të parë dhe të fundit një Kupë Bote, duke mundur Gjermaninë Perëndimore me shifrat 4-2.

Për herë të parë që nga ajo finale e 52 viteve më parë Anglia ka shënuar më shumë se 4 gola në një ndeshje Botërori.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb