SPANJE – Imami i Ripollitit, Abdelbaki Es-Satty, i cili u quajt si truri i atentit të 17 gushtit në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona ishte një informator i Cni, shërbimeve sekrete spanjolle.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja spanjolle, el Pais dhe më vonë u konfirmua dhe nga shërbimet sekrete në Madrid. Shërbimet sekrete e kishin “afruar” imamin në peridhën kur ishte në burg në vitin 2014, ku vuante dënimin për trafik droge.

El Pais shkruan duke cituar shërbimet sekrete se është normale që për të marr informacione në luftën kundër terrorizmit duhet të jenë afër atyre që bëjnë pjesë në të.

Es Satty i ciili njiohej si lideri shpirtëror i ISIS do të kryente një sulm kamikaze në katedralen Sagrada Familia, në Barcelonë. Pikërisht mbrëmjes e së mërkurës, pak orë para sulmit të Barcelonës,pati një shpërthim, që ndaloi sulmin e imamit. Nga shpërthimi mbeti i vdekur imami, Es-Satty dhe një tjetër terrorist.

14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pasi një furgon hyri në zonën e famshme turistike të Barcelonës Las Ramblas, duke përplasur kalimtarët e duke ngjallur tmerr dhe panikmë 17 gusht të këtij viti.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb