Nga: AURORA GOLEMI*
TIRANË- Shërbimi Kombëtar i Punës iu bën thirrje shqiptarëve, veçanërisht atyre që po marrin rrugët për të kërkuar azil në vendet europiane të aplikojne për të siguruar kontrata pune të mirëpaguara në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mjafton të jesh mbi 19 vjeç por jo më shumë se 42 vjeç dhe me disa njohuri bazike në anglisht për të përfituar kontrata pune në hotele luksoze si kamarier, recepsionist apo edhe taksistë. Personat që lidhin kontartë iu sigurohet udhëtimi dhe akomodimi.

“Për t’ju treguar shqiptarëve të tjerë ndoshta të dëshpëruar që po marrin rrugët e azilit se ka opsione shumë më të mira se azili i pashpresë ku ka vende pune të mirëpaguara si tregje në Emiratet e Bashkuara Arabe”,- tha Genc Kojdheli, Kreu i Shërbimit Kombëtar i Punës.

18 të rinj kanë siguruar kontrata pune 2 vjeçare për në Abu Dabi. Ata tregojnë për proçesin e rekrutimit, dhe për shpresat për një pagë të kënaqshme.

“Më pyetën për moshën, për shkollën, unë kam mbaruar shkollën e lartë, kriteret e tjera ishin: të ishe e komunikueshme, e paraqitshme pak, gjuha angleze, kemi të drejtë rinovimi edhe një vit tjetër nëse janë të kënaqur me punën tonë”, tha një vajzë e punësuar tashmë.

“Kriter për taksist ishte të kishe patentë, gjuha angleze dhe pagesa aty bësoj se është më e kënaqshme se këtu. Besoj se do mbetemi të kënaqur”, tha një tjetër i punësuar.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb