TIRANE – Sherebela është një shkurre e vogël e viseve të ngrohta bregdetare, përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose heshtake, të mbuluara me push ngjyrë hiri e me një erë të veçantë, e cila përdoret në mjekësinë popullore, në industrinë farmaceutike etj.

Sherebela përdoret për problemet me sistemin tretës, mungesën e oreksit, gazrat, dhimbjet e stomakut (gastritin), diarrenë, fryrjen e barkut dhe urthin në stomak. Kjo erz përdoret gjithashtu për uljen e mbiprodhimit të djersës dhe pështymës, kundër depresionit, humbjes së kujtesës dhe sëmundjes alcajmer.
Gratë e përdorin sherebelën për dhimbjet gjatë ciklit menstrual dhe për të lehtësuar afshet e nxehta gjatë menopauzës.

Sherebela aplikohet direkt në lëkurë për ulcerat e shkaktuara nga ftohja, inflamacionin e mishrave të dhëmbëve, ulcerat në gojë, fyt ose gjuhë dhe për bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Disa njerëz e thithin erën e sherebelës për të trajtuar astmën. Sherebela përdoret edhe në prodhimin e shumë produkteve kozmetike dhe sapunëve shkruan Shëndeti.
Përdorimet
Ndoshta efikase për:
1. Sëmundjen e alcajmerit: Marrja e ekstrakteve të dy llojeve të ndryshme të sherebelës (Salvia officinalis dhe Salvia lavandulaefolia) për 4 muaj ndihmon në përmirësimin e kujtesës, dhe përpunimin e informacionit dhe të të mësuarit tek njerëzit që janë në fazat e para të sëmundjes së alcajmerit.
2. Performancë mendore: Një dozë e vetme e sherebelës ndihmon në përmirësimin e kujtesës, përqendrimit dhe vigjilencës tek të rriturit e shëndetshëm. Ndërsa kur përdoret si aromaterapi, mund të përmirësojë vetëm vigjilencës, dhe jo përqendrimin apo kujtesën.
3. Herpesat e shkaktuar nga ftohja, kur aplikohet si krem që ka në përmbajtje sherebelë dhe raven.

4. Kolesteroli i lartë: Përdorimi i sherebelës së zakonshme (Salvia officinalis) 3 herë në ditë për 2 muaj ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe yndyrave në gjak të quajtura trigliceride, dhe rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL), tek njerëzit me kolesterol të lartë.
Simptomat e menopauzës: studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i ekstrakteve të sherebelës për 8 javë ndihmon në lehtësimin e simptomave të menopauzës, sidomos afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës.
Të dhëna jo të mjaftueshme për: Kancerin e mushkërive: Njerëzit që përdorin rregullisht sherbelën si erz duket se kanë 54% më pak rrezik që të preken nga kanceri i mushkërisë, krahasuar me ata që nuk e përdorin fare.
Dhimbjet e fytit: Përdorimi i një spraji të veçantë që përmban 15% ekstrakt të sherbelës duket se lehtëson dhimbjet e fytit. Një tjetër studim sugjeron se përdorimi i një produkti me sherbelë dhe ekinacea për 5 ditë lehtëson simptomat e dhimbjeve të fytit po aq sa përdorimi i ilaçeve.
Dhimbjet pas operacionit: Studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i sherebelës së bashku me ilaçe si ibuprofeni apo diklofenaku janë më pak efikas për lehtësimin e dhimbjeve pas operacionit krahasuar me përdorimin e ilaçeve hydrochloride. Gjithashtu, përdorimi i sherebelës duket se rrit rrezikun për zhvillimin e infeksioneve pas operacionit krahasuar.
Djegiet nga dielli: Duke aplikuar një ekstrakt me 2% sherbelë në lëkurë pas ekspozimit në diell mund të parandaloni skuqjen e lëkurës.
Ënjtja e bajameve: Studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i një produkti të veçantë për fytin, që përmban sherebelë dhe ekinacea, për 5 ditë, duket se lehtëson simptomat e mahisjes së bajameve po aq sa përdorimi i një ilaçi të zakonshëm.
Mungesa e oreksit
Dhimbje të stomakut
Tharje të gojës
Dhimbje gjatë ciklit menstrual
Astmë
Diarre
Fryrje të barkut Probleme me tretjen
Gazra Djersitje të tepërt Gjendje të tjera Sherbela është disi e sigurt kur përdoret në ushqime. Është ndoshta e sigurt kur merret nga goja ose aplikohet në lëkurë në sasi mjekësore për një kohë të shkurtër (deri në 4 muaj).
Ajo mund të jetë e sigurt edhe nëse merret nga goja në doza të larta ose për një kohë më të gjatë. Disa lloje të sherbelës (Salvia officinalis) përmbajnë një përbërës të quajtur “thujone”, që mund të bëhet shkak për helmim nëse e teproni me të. Ky përbërës mund të shkaktojë dëmtime në mëlçi dhe sistemin nervor. Sasia e këtij përbërësi ndryshon sipas llojit të bimës, kohës së korrjes, kushteve të rritjes dhe faktorë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb