ITALI – Një shqiptar ka përfunduar në spital pasi është plagosur me plumb në kokë në Itali. Mediat vendase raportojnë se po hetohet mbi plagosjen e shqiptarit Mustafa Hasi, i cili përfundoi dje në spital nën kujdes intensiv në Foggia për shkak se ishte qëlluar me armë zjarri në kokë nga një person i paidentifikuar.

Incidenti ndodhi dje në një shtëpi në fermë në pronësi të një sipërmarrësi bujqësor në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggias.

Pronari i vilës i cili zbuloi të plagosurin, lajmëroi menjëherë policinë. Plagosja ndodhi me një pistoletë e kalibrit 7.65, ndoshta do t’i nënshtrohet një operacioni delikate për nxjerrjen e plumbit. Agjentët po marrin dëshmitë e banorëve të fshatit ndërkohë që shqiptari nodhet në gjendje të rëndë në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: