Sulmuesi i Monaco-s, Kylian Mbappe, është përjashtuar nga stërvitja e sotme pasi mes tij dhe mbrojtësit italian Andrea Raggi ka patur një incident. Dy futbollistët janë zënë në stërvitje dhe klubi ka vendosur të përhjashtojë 18-vjeçarin.
Manchester-Citys-Sergio-Aguero-in-action-with-Monacos-Andrea-Raggi
Futbollisti sipas “L’Equipe” nuk ka pranuar të lërë stërvitjen ndërsa është dashur ndërhyrja e stafit që ai të hiqte dorë për përgatitjet e sfidës së fundjavës kundër Marseille.

Këto veprime të lojtarin shihen si pretekste për t’u larguar nga Manaco pasi për Mbappe një sërë ekipesh janë gati të bëjnë çmendurira. Madje sipas raportimeve të fundit thuhet se ai do të kalojë te Paris SG për 180 mln euro, çka do ta bënte futbollistin e dytë më të shtrenjtë në botë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb