PRISHTINE- Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Gustav Majer”.

Burime nga policia e Prishtinës bënë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet Sh. P.
“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën ‘Gustav Majer’ personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 vjeçar, menjëherë është transportuar për në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, i cili është shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: