TIRANË- Komisioni hetimor parlamentar për çështjen e CEZ është mbledhur sërish sot për të marrë dëshmitë e disa personave, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por kjo ka qenë e pamundur pasi sapo Shkëlzen Berishës i është kërkuar të betohet, ai ka ripërsëritur kërkesën e tij për përjashtimin e kryetarit të komisionit, Taulant Balla nga komisioni. Por Balla i ka mbyllur mikrofonin.

Mes tyre ka pasur debate dhe akuza të ndërsjellta, deri sa më në fund, pasi djali i ish-kryeministrit e ka quajtur ‘shpifës’ deputetin socialist, Balla i ka kërkuar Shkëlzen Berishës të dalë jashtë.

Taulant Balla: Nuk është një komision hetimor për të bërë teatër por për një hetim të një marrëveshje me kosto të jashtëzakonshme në dëm të shtetit shqiptar.

(hyn Shkëlzen Berisha)

Taulant Balla: Dëshmitari të thotë të vërtetën. Sekretari i komisionit lexon formulën e betimit. (Ulsi Manja lexon formulën e betimit)

Shkëlzen Berisha: I dënuar kryetar, i nderuar sekretar, të nderuar anëtarë të komisioni, kam paraqitur një kërkesë për largimin e kryetarit. Jam njohur nga mediat për refuzimin e kërkesës sime por nuk më është vënë në dispozicion. Ky vendim që keni marrë në kundërshtim të hapur me kodin e procedurës penale.

Taulant Balla: E drejtoj unë mbledhjen (i mbyll mikrofonin). Këtë mbledhje e drejtoj unë. Ule zërin!

Shkëlzen Berisha: Të mbaroj unë.

Shkëlzen Berisha: Je i dënuar. Je shpifës. Të gjitha pyetjeve të tua nuk i përgjigjem.

Taulant Balla: Edhe ky dëshmitar është një person, i cili na rezulton nga provat si i përfshirë…

Shkëlzen Berisha: Shpifës..
Taulant Balla: Dakord..Unë mund të jem ai që jam, ti mund të jesh ai që je.
Shkëlzen Berisha: Ti je shpifës
Taulant Balla: Ke ardhur për të bërë teatër.
Shkëlzen Berisha: Je shpifës.

Taulant Balla: Mbyllja mikrofonin. Jam këtu për të sqaruar publikun se lidhur me kërkesa të ngjashme.
Shkëlzen Berisha: Do ikësh dhe ti si Prenga dhe si Ndoka. Do përfundosh si shpifës. Si palaço i radhës.

Taulant Balla: Ta dini, ti dhe babai ka ardhur koha qe në këtë vend të bëhet drejtësi. Dil përjashta, (I ngre zërin Berishës). Zotëria të dalë përjashta. Garda të ndërhyjë.

Shkëlzen Berisha: Pse nuk je i dënuar ti?

Taulant Balla: Dil përjashta të thash. Grada e Republikës të bëjë shoqërimin. Ndaj tij do i kërkoj komisionit që të merret masë sipas ligjit. Ky ishte shembulli më i qartë për ju që ndiqni këtë komision, por dhe ata qytetarë të ndershëm që janë renditur në krahun e demokratëve. Shumë mirë bëni që dilni në protestë. Por arsyeja se ky person nuk bën betimin që nuk del në komision, vjen këtu me të njëjtën këngë. Kur ka qenë në hetim, babai i tij negocioj që mos të shkoj në prokurori. Për prova të pakontestueshme.

Është shembull i qarë se kjo seancë, se sa i domosdoshëm është procesi i vettingut në Shqipëri. Të mësuar që të gjykohen nga gjykatës dhe prokurorë që i cakton babai. Duan që të caktojnë se kush do jenë anëtarë të komisionit. Kemi qenë të qetë. Nuel Kalaj nën dorë ka administruar dosjen e CEZ. ky komision s’ka dyshime që Kalaj ka pasur lidhje se si ai kontaktonte ministrat dhe deputetë.

Ai bënte pagesa të dyshimta. Falenderojmë bankën e nivelit të dytë, s’po i përmendim ermin, e cila na ka sjell transaksionin të këtij dëshmitari që u largua sot. Ky dëshmitar që s’ka paguar asnjë taksë për të ardhurat, ky dëshmitar vetëm 6 ditë nga tërheqja e famshme e 6.8 mln eurove nga llogaria e Nuel Kaljat ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti. Ky është transaksioni financiar. Ndaj ky person fshihet pas palëve të një vendimi të një gjyqtari të emëruar nga babai.

Taulant Balla: Skam konflikt personal as me Sali Berishën as me Shkëlzen Berishën por kam detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Për sa kohë ka një aferë. Ky zotëria Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro pagesë komisioni për blerjen e tokave në fshatin “Rinia” në Durrës. A thua ky zotni ka pasur prona të babait në rrethin e Durrësit dhe ky e ka marrë shpërblimin për tokën që ka shitur.

Gjeni një sekser tjetër në Republikën e Shqipërisë që për shitje toke ka marrë 200 mijë euro. Të dalë një ndërmjetës ose sekser që ka marrë 200 mijë euro. Ndoshta këto nuk kanë lidhje por fakti që nuk përgjigjet na bën ne të dyshojmë.

Paguesi i kësaj shume ka marrë përfitime të tjera nga babai i këtij djali. Dhe kjo është provë e qartë e një konflikti të pastër interesi. I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të komisionit, të ruajnë qetësinë.

“ZHDUKET” NUEL KALAJ
Më herët, në fillim të mbledhjes Balla tha se policia nuk e ka gjetur ende dëshmitarin tjetër Nue Kalaj në 3 adresa të ndryshme dhe për këtë ka firmosur edhe bashkëshortja e tij. Balla tha se Kalaj është shpallur në kërkim.

“Më datë 25, 26, 27 policia ka shkuar në banesën e Nuel Nik Kalaj dhe nuk është gjetur. As në shtëpinë e vjehrrit dhe as në dyqanin e bashkëshortes Dajana Kalaj, e cila firmosi se nuk ka dijeni për vendndodhjen e të shoqit.

Janë kryer procedurat për shpalljen në kërkim dhe shoqërimin e tij në Kuvend.

Në fund do të marrim një vendim për procedimin e mëtejshëm për dëshminë e këtij personi”, tha Balla.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb