TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri pasi ka plagosur me thikë një 42-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.

Por gjatë kontrollit, policia i ka gjetur 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: