VLORE-Një sherr ka ndodhur dy ditë më parë në një shkollë në qytetin e Vlorës, ku një djalë ka zvarritur për tokë shoqen e tij të klasës dhe më pas e ka goditur atë.

Në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ.al, vajza shihet teksa ulërin, ndërsa gjakftohtë djali vë dorë mbi të, duke i “shkulur” flokët.

Sipas raportuesve faji ka qenë i vajzës, pasi ajo e ka sharë e para, por të vendosësh dorë mbi një vajzë dhe në një moshë të tillë veprimi është i pajustifikueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: