ITALI – Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë në Jesolo të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pijetore, ku dy shqiptarët sulmuan një 27-vjeçar kroat.

Një sulm, që ka dyshime të forta të ketë qenë për një vazjë. Kroati me inicialet D.N, banues në një provincë të Treviso-s u plagos aq rëndë, sa gati humbi jetën, kur  u sulmua teksa qëndronte i ulur në një bar pranë sheshit Mazzini.

Dy shqiptarët, të cilët u kapën menjëherë pas aktit, janë I.O, 19 vjeç banues në zonën San Dona të Trevisos dhe A.A prej pak kohësh maxhoren, i cili nuk kishte një banesë fikse.

Zënka nisi rreth orës 22:30 në një bar në rrugën “Bafile”, dy shqiptarët iu afruan kroatit dhe pas shkëmbimit të disa fjalëve e goditën me një mjet prerës 27-vjeçarin në fyt dhe vesh, duke e bërë që të humbte shumë gjak. Ishin kamaerierët e lokalit ata që i ofruan ndihmën e shpejtë kroatit dhe njoftuan menjëherë ambulancën. Dy shqiptarët u larguan menjëherë, dhe pavarësisht se rrobat e tyre i hodhën në det, në këpucë kishin ende shenja gjaku të kroatit.  Tani ata janë në pritje të dënimit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb