Disa ditë para se të vihej në skenë shfaqja e fundit nga Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, situata aty nuk ka qenë dhe aq e qetë. Një mosmarrëveshje e cila ka degraduar deri në tone të larta, ka ndodhur mes sopranos së mirënjohur shqiptare Inva Mula dhe drejtueses së këtij instutucioni, Zana Çela, siç bëjnë me dije burime për ‘Xing.al’.

Të dyja kanë debatuar ashpër në zyrën e Çelës për sa i përket fondeve të cilat pretendoheshin nga ana e sopranos. Sipas saj, ishin të pakta fondet e dhëna për operan “Peshkatarët e Perlave”, e cila u vu në skenë nga TKOB për herë të parë pas 40 vitesh, gjatë fundjavës që sapo kaloi.
zana

Sipas burimeve të brendshme të këtij institucioni, tone të larta janë dëgjuar nga ana e të dyja artisteve, gjë e cila u pasqyrua në vijim edhe në konferencën për shtyp ku secila prej tyre qëndronte larg dhe ftohtë me njëra-tjetrën.

inva
Madje nga burime të afërta me artistet është bërë e ditur që Zana Çela refuzoi të merrte pjesë edhe në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’ ku ishin të ftuara të dyja për të folur për shfaqjen.
invm

Në këtë emision pamë të shfaqej vetëm Inva Mula. Sakaq dihet se Zana Çela dhe Inva Mula kanë një shoqëri të hershme me njëratjetrën që prej fëmijërisë, që mesa duket mund edhe të ketë përfunduar pas kësaj përplasjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: