TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht ish-deputetin e PD-së, sot kreu i kësaj force në Lushnjë Myslim Murrizi për shkak të përplasjes së tij verbale me një efektiv të Policisë Rrugore.

Ashtu siç raportoi edhe më herët “BalkanWeb”, zyrtarisht policia deklaron se Murrizi është vënë nën hetim për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Ka qenë vetë efektivi në video që ka denoncuar Murrizin.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1298234003558887/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

“Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë ka thirrur për t’u paraqitur shtetasin Myslim Murrizi, 48 vjeç, banues në Sauk, Tiranë për shkak se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, madje duke e kanosur në detyrë një efektiv të policisë rrugore.

Punonjësi i policisë së qarkullimit rrugor A.V. ka paraqitur pranë komisariatit nr.1 Tiranë një kallëzim penal ndaj shtetasit Myslim Murrizimi, për shkak se ditën e sotme (30 mars), gjatë një kontrolli në përputhje me procedurat, nuk ka pranuar të dorëzojë dokumentacionin për “siguracionin” dhe “kontrollin teknik” të mjetit.

Më pas shtetasi Myslim Murrizi, ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë duke sharë me fjalë të ndryshme dhe ofenduar personalisht punonjësin e policisë si dhe shefin e trafikut rrugor.

Pavarësisht situatës aspak normale dhe komunikimit në shkelje flagrante të edukatës minimale njerëzore, punonjësi i policisë ka zbatuar procedurën duke i dhënë drejtuesit të mjetit një kopje të proces verbalit, i cili më pas është larguar”, deklaron Policia.

Pas marrjes së kallëzimit, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Myslim Murrizi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: