PRISHTINE- Nga e sherri i djeshëm në Prishtinë mes OTR e Babastars, përveç Noizyt u plagos edhe miku i tij, Denis Hajri, ose i njohur ndryshe si Varrosi. Mediat kosovare raportojnë se ky i fundit pritet t’i nënshtrohet një operacioni gjatë ditës së sotme.

Aktualisht reperi ndodhet në QKUK në repartin e kirurgjisë abdominale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e qetë Kujtojmë se dje reperi mori dy plagë afër belit në anën e majtë.

Sakaq reperi nga Shqipëria ruhet vazhdimisht nga policia e Kosovës.

Sherri mes dy grupeve ndodhi pasditen e djeshme përballë ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë, teksa Noizy qëndronte në kafe me miqte e tij. Ky i fundit është provokuar nga Skivi i Babastars, siç thonë dëshmitarët, ndërsa ai ka thirrur më pas anëtarët e tjerë të grupit. Nga përplasja Noizy dhe Varrosi janë plagosur, ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb