Një shqiptar në Gjermani ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur dhe në vend nuk kanë mbetur
shenja që mund të ndihmojnë hetimet, pasi shiu raportohet se kishte fshirë gjurmët.

‘focus.de’ shkruan se disa persona të panjohur kanë therur me thikë në Leipzig të Gjermanisë një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në orën
5:47, teksa viktima dilte nga shtëpia.

Kjo është transmetuar nga ‘MRP’. Disa njerëz e kishin informuar policinë pak para orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, se në lagje ka
pasur një konfrontim.

Këtë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i policisë gjermane, transmeton albinfo.ch. Polica ka mbyllur zonën përreth vendit të ngjarjes, por reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët të fshihen.

Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb