TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook, pas përplasjeve dhe tensioneve në Komisionin e Medias, ku deputetet e PD kërkuan dhe tentuan ta nxjerrin jashtë kryetarin e Bashkise Erion Veliaj, pasi sipas tyre nuk ishte i ftuar për të diskutuar për cështjen e Teatrit Kombetar.

Rama thotë se PD është angazhuar për një përplasje fizike duke e humbur kuptimin e debatit parlamentar.

“Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht (se shpirtërisht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUP-i për Kullën e Sporteve Trup me Trup? ?♂️ ? ? ?”- shkruan Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb