Pas sherrit të djeshëm mes OTR dhe “Babastars”, ku mbeti i plagosur reperi Noizy dhe miku i tij “Varrosi” Gazeta Express ka siguruar një video të plotë ku dëgjohet dhe shihet qartë momenti dramatik, kur reperët e Babastar gjuajnë me revole.

E gjithë ngjarja ka ndodhur afër një makine dhe në prani të truprojave të hotelit ku po qëndronte Noizy. Krisma e pistoletës dëgjohet në sekondën e 20′.

Sherri mes dy grupeve ndodhi pasditen e djeshme përballë ‘Sëiss Diamond Hotel’ në Prishtinë, teksa Noizy qëndronte në kafe. Ky i fundit është provokuar nga Skivi i Babastars, siç thonë dëshmitarët, ndërsa ai ka thirrur më pas anëtarët e tjerë të grupit.

Nga përplasja Noizi është plagosur, ndërsa pak më vonë u shtrua në klinikën e Ortopedisë ku edhe iu hoq një plumb.

Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

Historia e konflikteve mes OTR dhe Babastars ka kohë që ka nisur. Kohë më parë reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Armiqësia e tij me Cozman është thelluar kur në një intervistë reperi nga Shqipëria, Noizy i përmend ish- të dashurën, këngëtaren Tuna, me të cilën, linte të nëkuptohej se kishte pasur marrëdhënie seksuale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: