Paris SG është i pandalshën në këto javë të para në “Ligue 1”, por në ndeshjen e fundit të fituar 2-0 kundër Lyon vëmendjen e mori ‘sherri’ Cavani-Neymar. Dy futbollistët e parisienëve gjatë lojës patën përplasje për ekzekutimin e një goditje dënimi si dhe një penalltie. Gazeta “L’Equipe” zbulon se debati mes dy lojtarëve nuk është mbyllur me mbarimin e 90-të minutave, por ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes.
Statistikat-q---v--rtetojn---se-marr--dh--nia-e-Neymar-dhe-Cavani---sht---duke-u-p--rkeq--suar-nga-ndeshja-n---ndeshje_TS_18-09-17_9758969297_
Po të mos ishte për ndërhyrjen e kapitenit Thiago Silva situata mund të kishte agravuar në kacafytje, vijon raportimi i gazetës.

Kur Neymar dhe Cavani u larguan për në dhomat e zhveshjes, ata shkuan nëpër zonën e mikse të stadiumit, por nuk u ofruan deklarata gazetarëve. Mesfushori Rabiot tha se kishte qetësi në dhomat e zhveshjes. Trajneri spanjoll nënvizoi se ky diskutim nuk do të ndikojë në ekip. Kylian Mbappé pranoi në një intervistë, të dhënë në këmbë, se ai nuk donte të godiste penalltinë, sepse “kjo i jep probleme”. Gazeta franceze thotë se Neymar ka mbështetjen e lojtarëve brazilianë në dhomat e zhveshjes (Dani Alves, Marquinhos, Lucas dhe Thiago Silva), edhe pse sapo ka ardhur.
Neymar--Un---nuk-jam-i-fiksuar-pas----Topit-t---Art-----_TS_14-09-17_7312419273_
“L’Equipe”, gjithashtu, sheh një problem në luftën për të udhëhequr në skuadër, sepse e kuptojnë se Cavani ka qenë një lojtar model brenda dhe jashtë fushës. Megjithëse PSG është e pandalshme në “Ligue 1”, problemet nuk kanë qenë të ngadalshme për të dalë në pah dhe goditur yjet. Cavani tashmë akumulon shtatë gola në ndeshjet e “Ligue 1” dhe pesë Neymar. Të dy duan të marrin komandën e liderit dhe uria e tyre për gola e rëndësi mund të jetë problemi kryesor i klubit në rrugën drejt titujve.

Mësohet se përpos rolit të liderit, Cavani ka edhe një arsye më tepër për të goditur penalltitë në skuadër. Uruguaiani në kontratën e nëshkruar me Paris SG ka një klauzolë ku në rast se shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit përfiton 1 mln euro. Sezonin e kaluar ia arriti këtij qëllimi, ndërsa tani mbetet për t’u parë sesi do t’a zgjidhë me Neymar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb