ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka plagosur me kaçavidë ish-gruan e tij. Ngjarja në fjalë u regjistrua dje rreth orës 21:00 në rrugën Sarteano në Siena. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u ndalua nga fqinjët, dhe më pas u arrestua nga karabinierët, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për ‘tentative vrasje’.

‘Ansa’ shkruan se fill pas ngjarjes ish-gruaja, një 27-vjeçare, ishte dërguar me urgjencë në spital. Sherri mes dy ish-bashkëshortëve kishte nisur pasi gruaja kishte shkuar në shtëpinë e tij për të marrë djalin e tyre 4 vjeç, pasi kujdestaria i takonte asaj.

Ndonëse ata janë zënë brenda në shtëpi, burri nuk është mjaftuar me kaq, ndërsa ka sulmuar ish-gruan edhe rrugës dhe më pas e ka goditur atë me kaçavidë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë ndaluar shqiptarin, i cili do të përballet tashmë me dënimin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb