Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur në lidhje me incidentin e ndodhur pasditen e sotme te çadra e PD­-së, ku po protestohet prej 18 shkurtit.

Ai u sulmua nga një person, i cili e goditi disa herë me grusht në fytyrë. Vetë Spahiu e konfirmon për “News24” incidentin, ndërsa shton se nuk i njeh personat që “e goditën dhe e kërcënuar me vrasje”.

“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, – tha Spahiu.

Për incidentin e ndodhur pranë çadrës së opozitës, policia ka shoqëruar shtetasin Flamur Pirraçi, 34 vjeç, i cili është dyshohet se ka sulmuar Kreshnik Spahiun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: