TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas debateve dhe tensioneve në Komisionin e Medias, ku kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe mazhoranca janë larguar.

Balla tha se artistët e SHQUP-it nuk kanë interes për teatrin dhe PD po e përdor teatrin për interesat e tyre. Ai ka thënë se deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi theu rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe duhet te shkarkohet.

“Vokshi theu rregulloren Kuvendit të Shqipërisë sepse Veliaj nuk është i detyruar të jetë në komision, por erdhi me dëshirë në komision. Vokshi nuk respektoi rregulloren të miratonte rendin e ditës. Aktorë të SHQUP-it, të pajisur me vezë në xhepa. Një deputet me mbiemrin Balliu se emrin nuk ia mbaj mend, ka hyrë në Kuvend i armatosur me vezë në xhep e pantallona, kjo është shoqëruar me akte dhune nga Salianji e Noka kundër gardës të filmuar dhe nga ana juaj.

Unë i bëj thirrje PD, kryetarit të saj të frenojë deputetët e tij nga këto akte të turpshme. Po kaq e turpshme është edhe sjellja e zonjës Vokshi. Ne kërkojmë shkarkimin e zonjës Vokshi. Drejtimi në këtë mënyrë i komisionit është i pa tolerueshëm”- tha Balla para mediave.

(d.d/BalkanWeb)