Kreu i partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel ka thënë se është i bindur se Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Unë jam i bindur se Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së, do të trajtohet si një vend i gjuetisë, si një vend ku grumbullohen lëndët e para, valutat e huaja. Ata na mbajnë në një gjendje të tillë të tregut të mirë ku mallrat e tyre vendosen pa kufizime si dhe fuqia e lirë e punës”, tha ai për Tv Pink.

Por, javë më parë, Komisioni Evropian, ka prezantuar Strategjinë e re të Zgjerimit, ku afate të qarta kohore, ju dhanë vetëm Malit të Zi dhe Serbisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb