TIRANE- Sheshi Skënderbej është shpallur hapësira më e mirë publike për vitin 2018. Ky vlerësim është dhënë sot në Barcelonë, ku u nda çmimi europian për hapësirën me të mirë publike.

Mësohet se në konkurrim morën pjesë 280 projekte, nga 32 shtete Europiane, ndërsa ‘Sheshi Skenderbej’ u përzgjodh mes 25 projekteve finaliste.

Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ai që e tërhoqi çmimin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb