KUKES- Spitali i Kukësit është vënë në alarm, pasi dyshohet se një pacient është prekur nga fruthi. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se mjekët pediatër kanë izoluar rastin në fjalë.

Mësohet se ka dyshime qe një djalë vetëm 4 muajsh është prekur nga ky virus. Ndërkohë, priten përgjigjet e analizave për të konfirmuar rastin.

Sakaq, kjo periudhë është përballur me shtim të virozave të stinës, deri në 70 raste në 24 orë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb