TIRANË– Një 49-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se shfrytëzonte fëmijën e tij të mitur për të lypur. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Tomorr Roko, shfrytëzonte fëmijën 1-muajshe në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.09.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
– Tomorr Roko, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pas në rrugën e “Elbasanit” është konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur fëmijën e mitur 1 muajshe, me iniciale M.R.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b dhe 25 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: