SHKODER– Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte në kërkim nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni në Itali. Në pranga ka rënë Alvaro Malshi 34 vjeç, pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit në Mesina të Italisë me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. Sipas policisë, 34-vjeçari lindur dhe banues në lagjen ‘Fahri Ramadani’ të Shkodrës detyronte vajzat të prostituonin duke i dhunuar dhe kërcënuar.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Justice Delayed” i shpallur në kërkim për ”Shfrytëzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve” ndalohet një shtetas nga Policia. Më datë 10.03.2017, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për vendodhjen e shtetasit në kërkim, me qëllim vendosjen para përgjegjësisë penale, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Justice delayed” Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Sheshit Isa Boletini, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: * Alvaro Malshi (Lukaj), 34 vjeç lindur dhe banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër, pasi Gjykata Apelit, Mesina/ Itali, me vendim extra, datë 30.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shfrytzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve” parashikuar nga nenet 81 të kodit penal, si dhe ligjit nr 75/1958,seksioni 3 dhe 4 të Kodit Penal Italian. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb