TIRANE – Këngëtarja Eni Koçi ka publikuar projektin saj të ri. “Shi bie në Tiranë” është bashkëpunimi i dytë i Enit dhe Gencit, një version i përpunuar i këngës origjinale të Fitnete Tudës, të cilën çifti e ka falenderuar që i ka dhënë leje.

Eni është vlerësuar për look-un e saj të ri, sigurisht edhe për zërin, por komentuesit e shumtë në Youtube kanë vënë më shumë në dukje mënyrën e repimit të Gencit, sipas së cilëve: çdo fjalë e thotë me shpirt.

Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende lidhjen e tyre, disa foto të publikuar në media të ndryshme ku shfaqen të kapur dorë për dore bën të lindin dyshime për një lidhje midis tyre.

Në një kohë që pritej konfirmimi, disa foto të postuara nga Eni dhe më pas Genci, na bën të dyshojmë se ata ishin ndarë, por më pas mësuam se është thjesht teksti i bashkëpunimit të radhës, klipi i së cilës është publikuar ditën e sotme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb