TIRANE – PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) punon intensivisht për evidentimin e vlerave të biodiversitetit në Shqipëri.

Në Ditën Botërore të Biodiversitetit, krahas aktiviteteve të shumta, PPNEA çdo vit zhvillon sezonin e monitorimit të faunës në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit; monitorim që nxjerr në pah pasuritë faunistike tona përmes vëzhgimeve me kamera-kurth.

“Edhe këtë vit njoftojmë mbi mbylljen e këtij sezoni, të zhvilluar në rajonet malore të Pukës dhe Mirditës, dhe kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga fotot më interesante të nxjerra nga kamerat-kurth”- njofton PPNEA.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: