AUSTRALI-Më shumë se 30 000 njerëz janë evakuuar në Queensland, për shkak të ciklonit Debbie, i cili ka goditur brigjet veri-lindore të Australisë.
Shpejtësia e erës ka arritur deri në 262 km/orë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë detyruar autoritetet të evakuojnë banorët.

Stuhia që është klasifikuar si e kategorisë 4 ka goditur më parë qytetet e Bowen dhe Airlie Beach. Të paktën 23 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Kryeministri australian Malcom Turnbull ka thënë që është aktivizuar një plan emergjence.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb