Nga: ZONJA VJOLLCA*

SHISHQEBAP PULE ME ORIZ, KARROTA DHE KAJSI

500 gr karrota

200 gr oriz kokërrgjatë

400 ml ujë

1 koncentrat pule

1 tufë qepë të njoma

400 gr kajsi të thata

2 lugë gjelle salcë speci

2 lugë gjelle gjalpë

1-2 lugë gjelle marmalatë kajsie

Kripë

Piper i zi

Ngrohim në një tigan një lugë gjelle vaj ulliri, fillimisht kaurdisim pak karrotat duke shtuar me pas orizin, i trazojmë së bashku për 2-3 minuta duke shtuar më pas 500 ml ujë dhe një koncentrat pule. I lemë të ziejnë për 16-20 minuta. Në 5 minutat e fundit para se të përfundojë zierja shtojmë në tenxhere qepët e njoma me gjithë bishta të prera në shirita 3-4 cm. Shtojmë dhe kajsitë e thata të prera në kubikë dhe i lemë të zijenë për 5 minuta duke shtuar në fund 1 lugë gjelle gjalpë të tretur apo të freskët sipas dëshirës. Ndërkohë fileton e presim në kubikë të mëdhenj dhe e marinojmë me kripë, piper dhe vaj. Lyejmë shkopinjtë me vaj, vendosim në të kubikët e mishit të pulës dhe i kalojmë në një tigan zgare për 8 minuta. Ndërkohë trazojmë salcën e specit me pak marmalatë kajsie dhe një lugë gelle gjalpë. Lyejmë shishqebapet me salcë, i lemë në zgarë në temperaturë mesatare derisa të duket ngjyra e karamelizuar dhe e servirim së bashku me orizin.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb