TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi u kapën me drogë pranë një shkolle. Sipas të dhënave zyrtare janë vënë në pranga shtetasit Rei Ruçi, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Brandi Selita, 19 vjeç, banues në Tirane sepse paraditen e sotme në rrugën “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, u janë kapur dhe sekuestruar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, me peshë 13.71 gram të futur në 14 qese të tejdukshme farmaceutike.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Brandi Selita, është gjetur dhe sekuestruar një krehër pistolete dhe një fishek luftarak pistolete. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb