Mesfushori i kombëtares, Migjen Basha, ka folur për mikrofonat e “Supersport” pas përfundimit të ndeshjes Itali-Shqipëri. Basha është tregua i sinqertë në rrëfimin e tij ku pranoi edhe përgjegjësinë në rastin e penalltisë së shkaktuar ndaj Belotit.
“Në atë rast nuk ishte detyra ime të mbuloja Belotin, por ai lëvizi në atë mënyrë që unë duhet të isha më i vëmendshëm. U tregua më mjeshtër se unë. Mesa më kujtohet ai u ndal pak dhe priti kontaktin. Duhet të isha më i vëmendshëm, por ajo ndodhi tashmë. Fajtor jam unë në atë rast .Të vjen keq të humbësh në këtë mënyrë sepse përveç penalltisë s’më kujtohen shumë raste të Italisë, përveç një goditjeje. Duhet të sulmonim më mirë, por nuk ia arritëm dhe ndaj Italisë duhet të kesh shumë kujdes.”
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb