FRANCE- Në aeroportin ‘Charles de Gaulle’’ në Francë është zhvilluar një protestë e dhunshme kundër shefave të linjës ajrore “Air France” nga vetë punëtorët e kësaj kompanie, pasi u bë e ditur se do të largohen nga puna rreth 3 mijë punonjës.

Protestuesit kanë sulmuar dy drejtuesit më të lartë të linjës ajrore duke iu grisur këmishat. Këta të fundit janë detyruar të largohen menjëherë dhe kanë kaluar gardhin për t’i shpëtuar protestuesve. Punonjësit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të linjës “Air France”.

Sipas drejtuesve, shkak për largimin nga puna të rreth 3 mijë punonjësve është mungesa e produktivitetit.


(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: