TIRANE- Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë, të shkarkuar nga detyra me urdhër të minsitres Etilda Gjonaj kanë fituar betejën në Gjykatën Administrative.

“BalkanWeb” mëson se gjykata ka vendosur shfuqizimin e aktit të lirimit nga detyra dhe e detyron Ministren e Drejtësisë të rikthejë në pozicionin e mëparshëm shefin e inspektoriatit të profesioneve të lira, Arlind Arapin dhe katër zyrtarë të tjerë.

Po ashtu Gjykata Administrative detyron ministren Gjonaj t’ju paguajë pagat deri në rikthimin e tyre në detyrë.
(Momenti kur Arlind Arapi njihet me vendimin në sallën e gjyqit)
Arlind Arapi
Kështu, gjyqin e kanë fituar edhe ish-punonjësit Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa dhe Valbona Kryemadhi.

Pesë ish-punonjësit “u ngritën” të gjithë bashkë dhe depozituan në gjykatë një padi për ministren. Ata e cilësuan vendimin e Gjonajt të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb