TIRANE- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari nga KPK si dhe mungesës së anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD thotë se KPK vepron me dy standarde dhe se sot u vu gozhda e fundit mbi arkivolin e Gjykatës Kushtetuese.

Statusi i plotë:

Vetingu dhe Banditingu, dy tehet e thikes se Rames‎

Sot gjyqtari i fundit kushtetues u shkarkua nga komisioni i nepunesve administrative te vetingut. Perfundimisht prej sot, nga 9 anetaret e dikurshem, kemi vetem nje kryetar me mandat dhe nje anetare me mandat te perfunduar qe pret zevendesimin prej kohesh. Pra praktikishte kemi vetem nje anetar. Sot u vu gozhda e fundit mbi arkivolin e Gjykates Kushtetuese.
Edhe Gjyqtarit Kushtetues Dizdari‎, nepunesit e komisionit te vetingut i paskan gjetur nje shkelje te “tmerrshme” njesoj si Gjyqtarit te Larte Tome Ndreca. Eshte shoqeruar me nipin e tij qe qenka denuar per ushtrim te paligjshem te ndikimit mbi nje zyrtar shteteror. Madje paska udhetuar me makinen e tij. Tmerr, vertet krim te rende paska bere. Ka ndenjur me nipin!!! Si mund ta bente kete ai?!
E kuptoni apo jo cfare tallje me inteligjencen mesatare eshte kjo? Po Fatmir Xhafaj, drejtuesi i Forces impotente te Ligjit, ai qe rri, udheton, darkon, feston dhe mbron nga ekstradimi vellain e tij ‎te denuar per trafik kokaine, kur do te shkarkohet me te njejtin motivacion? Apo trafiku nderkombetar i kokaines eshte krim i lehte i bere ne moshe te re?‎ Mos valle eshte krim me lehte se ai i nipit te gjyqtarit?
Sigurisht, eshte krim i lehte per Ramen qe mbrojti Elvis Rroshin per perdhunimin ne grup sepse na kishte qene ne moshe te re, apo mbrojti Sajmir Tahirin qe mbeshteste e mbronte kusherinjte trafikante e u jepte edhe makinen qe te udhetonin te qete.
‎Prisni edhe pak, se shpejti do te montojne altoparlante tek ndertesa e vitingut, qe te degjoje e brohorasi “populli” (i organizuar me projekte OJF-sh si ato te tendave te vetingut), sic brohoriste ne 1945 kur denoheshin armiqte e popullit nga gjyqet partizane me gjyqtare qe kishin zbritur nga mali.
P.S.: nese keni ankesa per ne gjykate kushtetuese, cojini me poste elektronike, ben vaki jua lexojne ne te ardhmen kur te ndezin kompiuterat, sepse dera e gjykates eshte e mbyllur, postieri nuk ju ben pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: