“Të enjten, ëndrra ime u vra”. Me këto fjalë e përcolli shkarkimin e tij nga Leiçesteri, Klaudio Ranieri, me anë të një komunikate për shtyp të drejtuar të gjithë organeve të medias. Por, ndërsa trajneri italian përshëndeste, media angleze është e bindur se me përjashtim të asistentit Paulo Beneti dhe përgatitësit atletik, Andrea Azali, të cilët e ndoqën dhe u dorëhoqën pas Ranierit, media angleze është e sigurt se 65¬vjeçari ka vuajtur një “Kalë Troje”.

Ai u ndërtua nga ndihmësit e tij të tjerë: Majk Stouel (përgatitësi i trajnerëve) dhe, mbi të gjitha, Dejv Reni (shefi i fizeoterapistëve), i cili futi në valle edhe Jon Rudkinin, drejtori sportiv i klubit, të cilët bashkuar edhe me klanin anglez të drejtuar nga Vardi, Drinkuotër e të tjerë, kanë qenë ata që për disa herë me radhë kanë kërkuar te presidenti “kokën” e trajnerit dhe më në fund ia arritën, pas disfatës në Ligën e Kampioneve, 2¬1 në fushën e Sevijes. Pa dyshim që, nëse kjo konfirmohet si e vërtetë, është një gjë shumë e turpshme, diçka që “Mbreti Klaudio” nuk e meritonte, por në të njëjtën kohë, media angleze ka tentuar që të shtrojë edhe etapat që shtynë klubin për të marrë këtë vendim.
33F3DA4800000578-3580020-image-a-30_1462747032169-470x336
1) Humbja e mbretit të mesfushës, N’Golo Kante, ishte diçka që ai as nuk tentoi ta shmangte, por në të njëjtën kohë, fushata e merkatos së ‘ Ranierit ishte fare e varfër, pasi ai kërkoi të ruante të njëjtin grup.
2) Një start shokues në Premier Ligë shoi shumë nga magjia e titullit kampion, duke humbur menjëherë me Hullin, por më pas edhe të ashtuquajturat të vogla si Sandërlendi, Uest Bromuiçi dhe Uotfordi i morën me “shuplaka” kampionët.
3) Goleadat e pësuara në vazhdim ishin edhe më të rënda. Ajo 5¬0 në Champions ndaj Portos, edhe pse Leiçesteri e kishte fituar grupin si e parë, detyroi Ranierin të kërkonte falje publike, por ajo u pasua nga dy 3¬0 radhazi në dëm të Çelsit dhe Mançester Junajtid, të cilat lëkundën seriozisht themelet e perandorisë së Ranierit.
4) Në merkaton e janarit, Ulloa u nervozua me trajnerin që nuk e la të largohej në merkaton e janarit, një “tradhti” e quajtur nga vetë lojtari, i cili mori mbështetjen e klanit anglez, Vardi, Drinkuotër, Ollbrajton, por edhe të kapitenit Morgan, të cilët nisën betejën e tyre personale ndaj Ranierit, pasi ky i fundit e përjashtoi lojtarin nga ekipi.
5) Por, ndoshta, goditja më e madhe nuk ishte disfata në Champions, por eliminimi nga “FA Cup”, nga ekipi modest i Milluollit, klub i kategorisë së tretë, pavarësisht supremacisë numerike, për më shumë se një orë lojë. Dhe këtu, presidenti mori parasysh ankesat e lojtarëve të tij dhe priti humbjen e radhës, atë ndaj Sevijes, për të vendosur për shkarkimin e atij që do të dashurohet përjetë nga tifozët e “dhelprave”.

PRESIDENTI I KLUBIT
Ofendimet, tifozët e detyruan të mbyllë rrjetet sociale Vetëm një ditë pas shkarkimit të Klaudio Ranierit, presidenti i Leiçesterit, Vikai Srivadanaprabha, është sulmuar ashpër nga tifozët e “dhelprave” për vendimin e marrë, aq sa ai është detyruar që të mbyllë të gjitha adresat personale, pasi kërcënimet dhe sharjet kanë qenë të panumërta. Gjithsesi, ai ka reaguar dhe, me anë të një letre të hapur në faqen e klubit, ka tentuar të ngjisë marrëdhënien me tifozët: “Kemi bërë gjithmonë më të mirën tonë për organizimin e klubit. Nuk duhet të zgjidhim vetëm një problem, por një milion, sepse vetëm kështu mund të bëjmë që klubi të mbijetojë. Përfitoj nga ky moment krize për të falënderuar tifozët dhe u shpreh atyre të gjithë mbështetjen time. Dua të falënderoj edhe ata që më kritikojnë, por ju lutem, respektojeni vendimin tim. Jam këtu prej 7 vitesh, ka qenë një punë e lodhshme, por klubi ka ardhur gjithmonë në përmirësim. Nuk ka nevojë që të flasim për parà, sepse gjithçka kam fituar, i kam investuar për Leiçesterin”./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: