TIRANE- Rubena Moisiu është larguar nga detyra e drejtoreshës së Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, pas pothuajse 13 vitesh në krye të këtij institucioni. Largimi i saj nga kjo detyrë, vjen pas një muaji nga ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë maternitet, ku humbën jetën një grua shtatzënë 35-vjeçare, dhe foshnja e saj 8-muajshe që pritej të vinte në jetë.

Sakaq në krye të maternitetit “Koço Gliozheni” është emëruar Arben Rrugia, mjek obstetër-gjinekolog.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: