SPANJE – Garda Civile Spanjolle ka shkatërruar një celulë grabitësish shqiptarë të specializuar për vjedhjen e banesave. Hetimi filloi një muaj më parë, kur kriminelët hynë në një vilë në Torrelodones, në brendësi të së cilës ndodheshin një çift dhe dy fëmijët e tyre.

Grabitësit shqiptarë konsideroheshin një grup i dhunshëm të cilët ushtronin presion psikologjik e dhunë fizike gjatë grabitjeve të tyre.

spanj

Në një javë ata dyshohet se kenë kryer 5 plaçkitje në Madrid e Barcelonë. Deri tani janë regjistruar 20 grabitje me armë zjarri e thika nga ana e shqiptarëve.

Katër shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 24-33 vjeç

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: