Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, si u kap shqiptari me ‘Audin’ luksoz

la marijuana sequestrata

ITALI- Policia italiane ka sekuestruan 42 kg kanabis në Pordenone, ndërsa në pranga ranë 5 persona, mes tyre 2 shqiptarë. ‘Ansa’ shkruan se operacionit u krye gjatë natës së kaluar në zonën e qendrës tregëtare në Fiume Veneto. Mësohet se dy shqiptarët dhe tre italianët që u arrestuan, jetonin në Fasano të Brindisit.

Po ashtu, mediat italiane raportojnë se policia sekuestroi tre makina, njëra prej tyre e një prej shqiptarëve, ndërsa bëhet fjalë për mjetin luksoz, tip ‘Audi R6’,me targa sllovene si dhe një ‘Jeep Renegade’. Nga hetimet e policisë italiane rezulton se droga vinte nga zona jugore e Italisë, ndërsa kishte si destinacion verilindjen.

Kujtojmë se në një operacion të mëparshëm, i ngjashëm si ky i fundit, u sekuestruan 72 kg marijuanë.
(ed.me/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.