ANGLI– Të paktën 10 persona janë arrestuar nga policia në Gloucestershire të Anglisë, mes tyre edhe shqiptarë. Gjatë operacionit të zhvilluar në Gloucestershire, policia sekuestroi një sasi droge që kap vlerën prej 750 mijë paund. Oficerët bastisën 11 prona në Gloucester dhe Cheltenham si dhe 4 lavazhe brenda dy ditëve.

Në Gloucester u arrestuan 8 persona të moshës 20 deri në 33 vjeç, një 21-vjeçar nga Norëich dhe një burrë 34 vjeçar nga Essex. Gjithashtu pjesë e grupit kriminal është edhe një vajzë 17-vjecare.
Policia e Gloucestershire tha se fermat e kanabisit u zbuluan në 6 prona në Gloucester dhe Cheltenham dhe disa nga anëtarët e bandës ishin shqiptarë të ciliët kishin një rol kyc ne grup, raporton BBC.
_98288560_mediaitem98288559
“Ky operacion 2 ditor çoi në shkatërrimin e bandave serioze të krimit të organizuar që operonin në Gloucestershire, aktiviteti kriminal i të cilave ka pasur një impakt të madh në komunitetet tona. Njëra prej fermave të kanabisit ishte e vendosur përballë një shkolle fillore në Gloucester”- tha një zëdhënës i policisë.
65ghbn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: