GREQI-Shkatërrohet një bandë e trafikut të kokainës, ku mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Mësohet se roja bregdetare e Pireut ka zhvilluar një aksion në Athinë për goditjen e kësaj bande, ndërsa thuhet se është sekuestruar edhe një sasi e madhe kokaine.

Siç raportojnë mediat greke aktualisht operacioni vazhdon.

Zougla.gr shkruan se aksioni po kryhet nga grupi i famshëm i rojës bregdetare që para pak kohesh goditi grupin e trafikut e drogës për çështjen e njohur në Greqi si “NOOR1”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb