SHBA – 11 shqiptarë janë arrestuar si pjesë e një operacioni masiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sipas ABC7, ata  janë arrestuar në vendin e quajtur Staten. Aty kishin bazën e tyre të shpërndarjes së heroinës.

11 shqiptarët mes të cilëve edhe një femër shpërndanin drogë në zonën e Nju Xhersit dhe Bruklin. Për kapjen e mafiozëve shqiptarë u aktivizuan agjentët të DEA-s, Departamenti i Policisë në Nju Jork dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.

Më shumë arrestime priten pas rritjes së ndjeshme të shitjes së heroinës në vend.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb