GREQI– Policia greke ka ndërmarrë një operacion në Janinë, Rodho dhe Athine për të ekzekutuar 19 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria për një grup të trafikut të marijuanes dhe kokainës.

Në pranga kanë përfunduar 12 grekë, 5 shqiptarë, 1 moldave dhe 1 shtetase rumune, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Operacioni i policisë greke vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: